Çfarë të bëj nëse unë kthehem nga një qëndrim jashtë shtetit?

Këshilli federal ka vendosur që, që prej datës 6 korrik 2020, çdo person që hyn në Zvicër duke ardhur nga një shtet ose zonë që paraqet një rrezik të lartë infektimi, duhet të futet në karantinë për gjatë 10 ditësh.

Lista e shteteve dhe krahinave në fjalë, përditësohet rregullisht nga Zyra federale e shëndetit publik në lidhjen internet të mëposhtme:

https://www.bag.admin.ch/bag/fr/home/krankheiten/ausbrueche-epidemien-pandemien/aktuelle-ausbrueche-epidemien/novel-cov/empfehlungen-fuer-reisende/quarantaene-einreisende.html#-202677888

Lidhje internet për përkthimin në shumë gjuhë : https://www.bag.admin.ch/bag/fr/home/krankheiten/ausbrueche-epidemien-pandemien/aktuelle-ausbrueche-epidemien/novel-cov/faq-kontakte-downloads/downloads-in-verschiedenen-sprachen.html

  1. Punëtori/rja, nuk ka të drejtën e një dëmshpërblimi nëse, në momentin e      nisjes, vendi figuronte tashmë në listën e Shteteve dhe territoreve me rrezik të  lartë infeksioni.
  2. Punëtori/rja ka të drejtën e një ndihme shtesë për humbjen e të ardhurave  « APG COVID 19 » (NHA) KOVID-19 nëse ai/ajo është i/e detyruar të futet në karantinë dhe kjo jo për fajin e tij/saj. Kjo do të thotë që, në momentin e nisjes, destinacioni nuk gjendej në listën e Shteteve dhe territoreve me rrezik të lartë infeksioni dhe që punëtori/rja nuk mund t’a dinte, që pas një lajmërimi zyrtar, destinacioni i tij/saj do t’i shtohej kësaj liste gjatë udhëtimit të tij/saj.

Formulari që duhet plotësuar online :

https://form.ahv-iv.ch/ahv/jsp/front.jsp?app=AHV-IV&form=318_759_vers_17-09-2020&lang=fr

PDF :https://www.ahv-iv.ch/Portals/0/Documents/Formulare/EO-MSE/318.758.vers.25-03-2020_F_web.pdf?ver=2020-03-25-120600-513

për t’u dërguar në adresën në vazhdim : apgcovid@avs22.vd.ch

Arka ku është afiliuar « Chèques-emploi » (çeqe-pune) është « Caisse cantonale vaudoise » (Arka rajonale e Vaud) e shpërblimeve  AVS (22) dhe Nr i afilimit është: 1500 799-60.

 

Posted in: Për punëtorët