Çfarë të bëj nëse punëtori/rja im/e është një person i rrezikuar ?

Punëdhënësi/sja i lejon punëtorit/res së tij/saj delikat/e të plotësojë detyrimet e tij/saj profesionale që nga vendbanimi i tij/saj.

Në rast se kjo është e pamundur,  punëdhënësi/sja i jep atij/asaj punë zëvendësuese ekuivalente me ato punë që ai/ajo mund të kryejë që nga vendbanimi i tij/saj. Nëse prania e punëtorit/res delikat/e është e domosdoshme, këta të fundit mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre të zakonshëm ose një aktivitet zëvendësues në vend, por në këtë rast, duhen plotësuar kushtet e mëposhtme:

a. çdo kontakt i ngushtë me personat e tjerë përjashtohet dhe distanca minimale prej 1m50 të paktën duhet respektuar sistematikisht.

b. në rastet kur kontakti i ngushtë është ndonjëherë i pashmangshëm, merren masa mbrojtjeje të përshtatshme, sipas parimit STOP (zëvendësim, masa teknike, masa organizative, pajisje mbrojtjeje individuale). Punëtori/rja në fjalë mund të refuzojë të kryejë një punë që i është dhënë nëse punëdhënësi/sja nuk i plotëson këto kushte.

Nëse nuk është e mundur të punësojë punëtorët/ret në fjalë konform parimeve të sipërcituar, punëdhënësi/sja i lejon të mos punojnë dhe vazhdon t’u paguajë rrogën e tyre.

Posted in: Për punëdhënësit