Nëse punëdhënësi/sja ka marrë një sigurim humbje të ardhurash nga sëmundja « PGM » (HAS), ai paguan rrogën e 30 ditëve të para të pamundësisë së punës njësoj sikur punëtori/rja të ketë qenë në punë.
Duke filluar nga dita et 31-të e pamundësisë së punës, janë sigurimet ato që do të paguajnë dëmshpërblimet ditore deri në fillimin e punës, por jo më shumë se 730 ditë.
Nëse punëdhënësi/sja nuk ka marrë një sigurim humbje të ardhurash nga sëmundja « PGM » (HAS), ai është i detyruar të paguajë rrogën e punëtorit/res për:
- 3 javë, gjatë vitit të parë të shërbimit
- 1 muaj, gjatë vitit të dytë (2) të shërbimit
- 2 muaj, gjatë vitit të tretë (3) dhe të katërt (4) të shërbimit
- 3 muaj, nga viti i pestë (5) deri në vitin e nëntë (9) të shërbimit
- 4 muaj, nga viti i dhjetë (10) deri në vitin e katërmbëdhjetë (14) të shërbimit
- etj. (Shkalla e Berne)
Posted in: Për punëdhënësit