Punëtorët/ret e futur/a në karantinë dhe që duhet të ndalojnë aktivitetin tyre fitimprurës, kanë të drejtën e maksimumi 10 kompensimeve për humbje të ardhurash « APG COVID 19 » (KHA KOVID 19). Ata/ato duhet të bëjnë kërkesën pranë Arkës së kompensimeve « AVS » me anë të formularëve të disponueshëm këtu poshtë.
- Dëmshpërblimi është në masën e 80% të të ardhurave mujore bruto të aktivitetit fitimprurës të marra gjatë 3 muajve të fundit para fillimit të të drejtës së dëmshpërblimit.
- Ndihma është plotësuese. Nëse përfituesi merr tashmë ndihma nga një sigurim shoqëror (p.sh. papunësia) ose privat (p.sh. sigurimi ndaj sëmundjes për humbje të ardhurash), ai/ajo nuk mund të pretendojë për këtë ndihmë plotësuese shtesë.
- Ndihma plotësuese duhet t’i rimbursohet punëdhënësit/ses nëse ky/kjo ka paguar rrogën gjatë periudhës së karantinës.
Formulari që duhet plotësuar online nga punëmarrësi/sja:
https://form.ahv-iv.ch/ahv/jsp/front.jsp?app=AHV-IV&form=318_759_vers_17-09-2020&lang=fr
për t’u dërguar në adresën në vazhdim : apgcovid@avs22.vd.ch
Arka ku është afiliuar « Chèques-emploi » (çeqe-pune) është « Caisse cantonale vaudoise » (Arka rajonale e Vaud) e shpërblimeve AVS (22) dhe Nr i afilimit është: 1500 799-60.
Posted in: Për punëdhënësit