Çfarë të bëj nëse punëdhënësi/sja im/e kthehet nga një qëndrim jashtë shtetit dhe është futur në karantinë?

Punëdhënësi/sja nuk mund të përfitojë nga shërbimi i punëtorit/res së tij/saj për shkak të izolimit të dekretuar. Ai/Ajo i paguan rrogën punëtorit/res së tij/saj njësoj sikur të kishte ardhur në punë normalisht.

Këshilli federal ka vendosur që, që prej datës 6 korrik 2020, çdo person që hyn në Zvicër duke ardhur nga një shtet ose zonë që paraqet një rrezik të lartë infektimi, duhet të futet në karantinë për gjatë 10 ditësh.

Lista e shteteve dhe krahinave në fjalë, përditësohet rregullisht nga Zyra federale e shëndetit publik në lidhjen internet të mëposhtme:

https://www.bag.admin.ch/bag/fr/home/krankheiten/ausbrueche-epidemien-pandemien/aktuelle-ausbrueche-epidemien/novel-cov/empfehlungen-fuer-reisende/quarantaene-einreisende.html#-202677888

Posted in: Për punëtorët