Çfarë të bëj nëse më kanë futur në karantinë ?

Punëtori/rja i/e futur në karantinë dhe që duhet të ndërpresë aktivitetin e tij/saj fitimprurës, ka të drejtën e 10 ndihmave « APG COVID 19 » (KHA KOVID 19) maksimumi për humbjen e të ardhurave. Ai/ajo duhet të bëjë kërkesë pranë Arkës së kompensimeve « AVS » me anë të formularëve të disponueshëm këtu poshtë.

- Dëmshpërblimi është në masën e 80% të të ardhurave mesatare bruto të aktivitetit fitimprurës të marra gjatë 3 muajve të fundit para fillimit të të drejtës së dëmshpërblimit.

- Ndihma është plotësuese. Nëse përfituesi merr tashmë ndihma nga një sigurim shoqëror (p.sh. papunësia) ose privat (p.sh. sigurimi ndaj sëmundjes për humbje të ardhurash), ai/ajo nuk mund të pretendojë për këtë ndihmë plotësuese shtesë.

- Ndihma plotësuese duhet t’i rimbursohet punëdhënësit/ses nëse ky/kjo ka paguar rrogën gjatë periudhës së karantinës.

Formulari që duhet plotësuar online nga punëtori/rja:

https://form.ahv-iv.ch/ahv/jsp/front.jsp?app=AHV-IV&form=318_759_vers_17-09-2020&lang=fr

PDF :https://www.ahv-iv.ch/Portals/0/Documents/Formulare/EO-MSE/318.758.vers.25-03-2020_F_web.pdf?ver=2020-03-25-120600-513

për t’u dërguar në adresën në vazhdim : apgcovid@avs22.vd.ch

Arka ku është afiliuar « Chèques-emploi » (çeqe-pune) është « Caisse cantonale vaudoise » (Arka rajonale e Vaud) e kompensimeve  AVS (22) dhe Nr i afilimit është: 1500 799-60.

Posted in: Për punëtorët