Çfarë të bëj nëse jam i/e sëmurë ?

Nëse punëdhënësi/sja ka bërë një kontratë sigurimesh për humbjen e të ardhurave nga sëmundja « PGM » (HAS), ai/ajo paguan rrogën e 30 ditëve të para të pamundësisë së punës njësoj sikur punëtori/rja të kishte ardhur të punojë. Duke filluar nga dita e 31-të e pamundësisë së punës, janë sigurimet që do të paguajnë dëmshpërblimet ditore për punëtorin/ren deri në rifillimin e punës, por jo më shumë se 730 ditë.

Nëse punëdhënësi/sja nuk ka marrë një sigurim humbje të ardhurash nga sëmundja « PGM » (HAS), ai është i detyruar të paguajë rrogën e punëtorit/res për:

  • 3 javë, gjatë vitit të parë të shërbimit
  • 1 muaj, gjatë vitit të dytë (2) të shërbimit
  • 2 muaj, gjatë vitit të  tretë (3) dhe të katërt (4) të shërbimit
  • 3 muaj, nga viti i pestë (5) deri në vitin e nëntë (9) të shërbimit
  • 4 muaj, nga viti i dhjetë (10) deri në vitin e katërmbëdhjetë (14) të shërbimit
  • etj. (Shkalla e Berne)

 

Posted in: Për punëtorët