Informim Kovid 19 (ALBA)

Information Covid-19 (FR)

Covid-19 Information (EN)

Información sobre Covid-19 (ESP)

Informação sobre Covid-19 (PT)

-

Informacione të përgjithshme
Si pasojë e krizës ekonomike shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi, këtu do të gjeni disa informacione që ne mund t’ju japim aktualisht. Ne bëjmë gjithçka që të aktualizojmë faqen tonë internet www.cheques-emploi.ch në funksion të zhvillimit të situatës dhe të vendimeve të qeverisë.

Gjithsesi, vetëm informacionet e cituara dhe të përditësuara nga autoritetet publike janë të besueshme, dhe përgjegjësia e EPER Chèques – emploi (çeqe -pune) nuk është e angazhuar në informacionet e mëposhtme.

Rregullat shëndetësore bazë
Në bazë të detyrimit të përgjithshëm të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve/eve, punëdhënësi/sja duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme të aplikueshme dhe të përshtatura që mund t’i kërkohen në mënyrë të arsyeshme.

Punëdhënësi/sja dhe punëtori/rja duhet të zbatojnë në mënyrë strikte kushtet shëndetësore të higjienës të përcaktuara nga Këshilli federal dhe autoritetet krahinore.

Personat delikatë
Një kujdes i veçantë kërkohet për personat e quajtur « delikatë ». Bëhet fjalër për personat e moshës 65 vjeç dhe plus, gratë shtatëzëna, dhe personat që vuajnë për më tepër nga patologjitë e mëposhtme: hipertensioni arterial, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet kronike të frymëmarrjes, imuniteti i dobësuar për shkak të një sëmundjeje ose të një terapie, kanceri, obeziteti i nivelit III.

https://www.bag.admin.ch/bag/fr/home/krankheiten/ausbrueche-epidemien-pandemien/aktuelle-ausbrueche-epidemien/novel-cov/krankheit-symptome-behandlung-ursprung/besonders-gefaehrdete-menschen.html

Për punëdhënësit

Çfarë të bëj nëse punëtori/rja im/e është i/e sëmurë?

Nëse punëdhënësi/sja ka marrë një sigurim humbje të ardhurash nga sëmundja « PGM » (HAS), ai paguan rrogën e 30 ditëve të para të pamundësisë së punës njësoj sikur punëtori/rja të ketë qenë në punë.

Duke filluar nga dita et 31-të e pamundësisë së punës, janë sigurimet ato që do të paguajnë dëmshpërblimet ditore deri në fillimin e punës, por jo më shumë se 730 ditë.

Nëse punëdhënësi/sja nuk ka marrë një sigurim humbje të ardhurash nga sëmundja « PGM » (HAS), ai është i detyruar të paguajë rrogën e punëtorit/res për:

  • 3 javë, gjatë vitit të parë të shërbimit
  • 1 muaj, gjatë vitit të dytë (2) të shërbimit
  • 2 muaj, gjatë vitit të  tretë (3) dhe të katërt (4) të shërbimit
  • 3 muaj, nga viti i pestë (5) deri në vitin e nëntë (9) të shërbimit
  • 4 muaj, nga viti i dhjetë (10) deri në vitin e katërmbëdhjetë (14) të shërbimit
  • etj. (Shkalla e Berne)

Çfarë të bëj nëse punëtori/rja im/e është futur në karantinë ?

Punëtorët/ret e futur/a në karantinë dhe që duhet të ndalojnë aktivitetin tyre fitimprurës, kanë të drejtën e maksimumi 10 kompensimeve për humbje të ardhurash « APG COVID 19 » (KHA KOVID 19). Ata/ato duhet të bëjnë kërkesën pranë Arkës së kompensimeve « AVS » me anë të formularëve të disponueshëm këtu poshtë.

- Dëmshpërblimi është në masën e 80% të të ardhurave mujore bruto të aktivitetit fitimprurës të marra gjatë 3 muajve të fundit para fillimit të të drejtës së dëmshpërblimit.

- Ndihma është plotësuese. Nëse përfituesi merr tashmë ndihma nga një sigurim shoqëror (p.sh. papunësia) ose privat (p.sh. sigurimi ndaj sëmundjes për humbje të ardhurash), ai/ajo nuk mund të pretendojë për këtë ndihmë plotësuese shtesë.

- Ndihma plotësuese duhet t’i rimbursohet punëdhënësit/ses nëse ky/kjo ka paguar rrogën gjatë periudhës së karantinës.

Formulari që duhet plotësuar online nga punëmarrësi/sja:

https://form.ahv-iv.ch/ahv/jsp/front.jsp?app=AHV-IV&form=318_759_vers_17-09-2020&lang=fr

PDF :https://www.ahv-iv.ch/Portals/0/Documents/Formulare/EO-MSE/318.758.vers.25-03-2020_F_web.pdf?ver=2020-03-25-120600-513

për t’u dërguar në adresën në vazhdim : apgcovid@avs22.vd.ch

Arka ku është afiliuar « Chèques-emploi » (çeqe-pune) është « Caisse cantonale vaudoise » (Arka rajonale e Vaud) e shpërblimeve  AVS (22) dhe Nr i afilimit është: 1500 799-60.

Çfarë të bëj nëse jam vënë në karantinë ?

Punëdhënësi/sja nuk mund të përfitojë nga shërbimi i punëtorit/res së tij/saj për shkak të izolimit të dekretuar. Ai/Ajo i paguan rrogën punëtorit/res së tij/saj njësoj sikur të kishte ardhur në punë normalisht.

Çfarë të bëj nëse punëtori/rja ka qenë jashtë shtetit?

Këshilli federal ka vendosur që, që prej datës 6 korrik 2020, çdo person që hyn në Zvicër duke ardhur nga një shtet ose zonë që paraqet një rrezik të lartë infektimi, duhet të futet në karantinë për gjatë 10 ditësh.

Lista e shteteve dhe krahinave në fjalë, përditësohet rregullisht nga Zyra federale e shëndetit publik në lidhjen internet të mëposhtme:

https://www.bag.admin.ch/bag/fr/home/krankheiten/ausbrueche-epidemien-pandemien/aktuelle-ausbrueche-epidemien/novel-cov/empfehlungen-fuer-reisende/quarantaene-einreisende.html#-202677888

Lidhje internet për përkthimin në disa gjuhë : https://www.bag.admin.ch/bag/fr/home/krankheiten/ausbrueche-epidemien-pandemien/aktuelle-ausbrueche-epidemien/novel-cov/faq-kontakte-downloads/downloads-in-verschiedenen-sprachen.html

  1. Punëtori/rja, nuk ka të drejtën e një dëmshpërblimi nëse, në momentin e nisjes, vendi figuronte tashmë në listën e Shteteve dhe territoreve me rrezik të lartë infeksioni.
  2. Punëtori ka të drejtën e një ndihme shtesë për humbjen e të ardhurave « APG  COVID 19» (NHA KOVID-19) nëse ai/ajo është i/e detyruar të futet në karantinë dhe kjo jo për fajin e tij/saj. Kjo do të thotë që, në momentin e nisjes, destinacioni nuk gjendej në listën e Shteteve dhe territoreve me rrezik të lartë infeksioni dhe që punëtori/rja nuk mund t’a dinte, që pas një lajmërimi zyrtar, destinacioni i tij/saj do t’i shtohej kësaj liste gjatë udhëtimit të tij/saj.

Formulari që duhet plotësuar online :

https://form.ahv-iv.ch/ahv/jsp/front.jsp?app=AHV-IV&form=318_759_vers_17-09-2020&lang=fr

PDF :https://www.ahv-iv.ch/Portals/0/Documents/Formulare/EO-MSE/318.758.vers.25-03-2020_F_web.pdf?ver=2020-03-25-120600-513

për t’u dërguar në adresën në vazhdim : apgcovid@avs22.vd.ch

Arka ku është afiliuar « Chèques-emploi » (çeqe-pune) është « Caisse cantonale vaudoise » (Arka rajonale e Vaud) e shpërblimeve  AVS (22) dhe Nr i afilimit është: 1500 799-60.

Çfarë të bëj nëse unë kthehem nga një qëndrim jashtë shtetit dhe më duhet të futem në karantinë ?

Në rast karantine, punëdhënësi/sja është i/e izoluar dhe nuk mund të presë punëtorin/ren et tij/saj në banesën e tij/saj.

Punëdhënësi/sja duhet të vazhdojë të paguajë punëtorin/ren njësoj sikur ai/ajo të vinte të punonte normalisht.

Çfarë të bëj nëse jam i/e sëmurë ose jam një person i/e rrezikuar ?

Në rast sëmundje, punëdhënësi/sja është i/e izoluar dhe nuk mund të presë punëtorin/ren et tij/saj në banesën e tij/saj.

Punëdhënësi/sja duhet të vazhdojë të paguajë punëtorin/ren njësoj sikur ai/ajo të vinte të punonte normalisht.

Nëse punëdhënësi/sja është një person delikat i rrezikuar dhe që ai/ajo nuk pranon të presë punëtorin/ren e tij/saj sepse nuk mund t’i garantojë aplikimin e rekomandimeve shëndetësore, ai/ajo i paguan rrogën e parashikuar njësoj sikur punëtori/rja të kishte ardhur në punë.

Çfarë të bëj nëse punëtori/rja im/e është një person i rrezikuar ?

Punëdhënësi/sja i lejon punëtorit/res së tij/saj delikat/e të plotësojë detyrimet e tij/saj profesionale që nga vendbanimi i tij/saj.

Në rast se kjo është e pamundur,  punëdhënësi/sja i jep atij/asaj punë zëvendësuese ekuivalente me ato punë që ai/ajo mund të kryejë që nga vendbanimi i tij/saj. Nëse prania e punëtorit/res delikat/e është e domosdoshme, këta të fundit mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre të zakonshëm ose një aktivitet zëvendësues në vend, por në këtë rast, duhen plotësuar kushtet e mëposhtme:

a. çdo kontakt i ngushtë me personat e tjerë përjashtohet dhe distanca minimale prej 1m50 të paktën duhet respektuar sistematikisht.

b. në rastet kur kontakti i ngushtë është ndonjëherë i pashmangshëm, merren masa mbrojtjeje të përshtatshme, sipas parimit STOP (zëvendësim, masa teknike, masa organizative, pajisje mbrojtjeje individuale). Punëtori/rja në fjalë mund të refuzojë të kryejë një punë që i është dhënë nëse punëdhënësi/sja nuk i plotëson këto kushte.

Nëse nuk është e mundur të punësojë punëtorët/ret në fjalë konform parimeve të sipërcituar, punëdhënësi/sja i lejon të mos punojnë dhe vazhdon t’u paguajë rrogën e tyre.

Çfarë të bëj nëse nuk dua që punëtori/rja im/e të vijë të punojë ?

Punëdhënësi/sja duhet të vazhdojë të paguajë punëtorin/ren njësoj sikur ai/ajo të vinte të punonte normalisht dhe nuk mund t’i kërkojë të marrë pushimet ose të kompensojë orët më vonë.

Çfarë të bëj nëse punëtori/rja im/e nuk vjen të punojë ?

Ai/Ajo nuk ka të drejtë rroge sepse është zgjedhja e tij/saj të heqë dorë nga puna, përveç se në rastin kur punëdhënësi/sja nuk respekton udhëzimet e higjienës që janë caktuar për të mbrojtur personelin e tij/saj dhe nuk merr masat e nevojshme të mbrojtes.

A mund të kërkoj papunësinë e pjesshme « RHT » për punëtorin/ren tim/e?

Aktualisht jo. Në konferencën e tij për shtyp të datës 8 prill 2020, Këshilli federal ka lajmëruar se punëdhënësit/set e personelit të shtëpisë nuk kanë të drejtë të kërkojnë papunësinë e pjesshme. Ai gjykoi se një kërkesë « RHT » për këtë kategori punëtorësh është shumë komplekse :

https://www.youtube.com/watch?v=-jBFooTl-K0&list=PLEnHzNShzOwbxmvpk7ajVhE3m1mO6h6p9&index=8&t=0s (minutat 27’ deri 30’)

Kur mund të kërkohet raporti mjekësor ?

 Duke parë mbingrakesën e sistemit shëndetësor, detyrimi i dorëzimit të raportit mjekësor duhet zbutur (pas 5 ditëve në vend të 3 ditëve të zakonshme), por kujdes, në rast sëmundje me kohë të gjatë, është data e fillimit të pamundësisë së punës që duhet të figurojë në raportin mjekësor dhe që do të merret për bazë për kërkesën e shpërblimeve të sigurimeve mjekësore për humbjen e të ardhurave nga sëmundja « PGM » (HAS).

Vetëm raportet mjekësore që vërtetojnë një pamundësi pune hapin të drejtën e dëmshpërblimeve ditore të sigurimeve mjekësore për humbjen e të ardhurave nga sëmundja duke filluar nga dita e 31-të.

Çfarë është një vërtetim mjekësor ?

Vërtetimet mjekësore që informojnë se punëtori/rja është një person delikat, nuk hapin asnjë të drejtë për dëmshpërblimet ditore të sigurimeve mjekësore për humbjen e të ardhurave. Punëdhënësi/sja paguajnë rrogën sipas numrit 7 këtu më lart “çfarë të bëj nëse punëtori/rja im/e është një person i rrezikuar ?”.

Për punëtorët

Çfarë të bëj nëse jam i/e sëmurë ?

Nëse punëdhënësi/sja ka bërë një kontratë sigurimesh për humbjen e të ardhurave nga sëmundja « PGM » (HAS), ai/ajo paguan rrogën e 30 ditëve të para të pamundësisë së punës njësoj sikur punëtori/rja të kishte ardhur të punojë. Duke filluar nga dita e 31-të e pamundësisë së punës, janë sigurimet që do të paguajnë dëmshpërblimet ditore për punëtorin/ren deri në rifillimin e punës, por jo më shumë se 730 ditë.

Nëse punëdhënësi/sja nuk ka marrë një sigurim humbje të ardhurash nga sëmundja « PGM » (HAS), ai është i detyruar të paguajë rrogën e punëtorit/res për:

  • 3 javë, gjatë vitit të parë të shërbimit
  • 1 muaj, gjatë vitit të dytë (2) të shërbimit
  • 2 muaj, gjatë vitit të  tretë (3) dhe të katërt (4) të shërbimit
  • 3 muaj, nga viti i pestë (5) deri në vitin e nëntë (9) të shërbimit
  • 4 muaj, nga viti i dhjetë (10) deri në vitin e katërmbëdhjetë (14) të shërbimit
  • etj. (Shkalla e Berne)

 

Çfarë të bëj nëse më kanë futur në karantinë ?

Punëtori/rja i/e futur në karantinë dhe që duhet të ndërpresë aktivitetin e tij/saj fitimprurës, ka të drejtën e 10 ndihmave « APG COVID 19 » (KHA KOVID 19) maksimumi për humbjen e të ardhurave. Ai/ajo duhet të bëjë kërkesë pranë Arkës së kompensimeve « AVS » me anë të formularëve të disponueshëm këtu poshtë.

- Dëmshpërblimi është në masën e 80% të të ardhurave mesatare bruto të aktivitetit fitimprurës të marra gjatë 3 muajve të fundit para fillimit të të drejtës së dëmshpërblimit.

- Ndihma është plotësuese. Nëse përfituesi merr tashmë ndihma nga një sigurim shoqëror (p.sh. papunësia) ose privat (p.sh. sigurimi ndaj sëmundjes për humbje të ardhurash), ai/ajo nuk mund të pretendojë për këtë ndihmë plotësuese shtesë.

- Ndihma plotësuese duhet t’i rimbursohet punëdhënësit/ses nëse ky/kjo ka paguar rrogën gjatë periudhës së karantinës.

Formulari që duhet plotësuar online nga punëtori/rja:

https://form.ahv-iv.ch/ahv/jsp/front.jsp?app=AHV-IV&form=318_759_vers_17-09-2020&lang=fr

PDF :https://www.ahv-iv.ch/Portals/0/Documents/Formulare/EO-MSE/318.758.vers.25-03-2020_F_web.pdf?ver=2020-03-25-120600-513

për t’u dërguar në adresën në vazhdim : apgcovid@avs22.vd.ch

Arka ku është afiliuar « Chèques-emploi » (çeqe-pune) është « Caisse cantonale vaudoise » (Arka rajonale e Vaud) e kompensimeve  AVS (22) dhe Nr i afilimit është: 1500 799-60.

Çfarë të bëj nëse unë kthehem nga një qëndrim jashtë shtetit?

Këshilli federal ka vendosur që, që prej datës 6 korrik 2020, çdo person që hyn në Zvicër duke ardhur nga një shtet ose zonë që paraqet një rrezik të lartë infektimi, duhet të futet në karantinë për gjatë 10 ditësh.

Lista e shteteve dhe krahinave në fjalë, përditësohet rregullisht nga Zyra federale e shëndetit publik në lidhjen internet të mëposhtme:

https://www.bag.admin.ch/bag/fr/home/krankheiten/ausbrueche-epidemien-pandemien/aktuelle-ausbrueche-epidemien/novel-cov/empfehlungen-fuer-reisende/quarantaene-einreisende.html#-202677888

Lidhje internet për përkthimin në shumë gjuhë : https://www.bag.admin.ch/bag/fr/home/krankheiten/ausbrueche-epidemien-pandemien/aktuelle-ausbrueche-epidemien/novel-cov/faq-kontakte-downloads/downloads-in-verschiedenen-sprachen.html

  1. Punëtori/rja, nuk ka të drejtën e një dëmshpërblimi nëse, në momentin e      nisjes, vendi figuronte tashmë në listën e Shteteve dhe territoreve me rrezik të  lartë infeksioni.
  2. Punëtori/rja ka të drejtën e një ndihme shtesë për humbjen e të ardhurave  « APG COVID 19 » (NHA) KOVID-19 nëse ai/ajo është i/e detyruar të futet në karantinë dhe kjo jo për fajin e tij/saj. Kjo do të thotë që, në momentin e nisjes, destinacioni nuk gjendej në listën e Shteteve dhe territoreve me rrezik të lartë infeksioni dhe që punëtori/rja nuk mund t’a dinte, që pas një lajmërimi zyrtar, destinacioni i tij/saj do t’i shtohej kësaj liste gjatë udhëtimit të tij/saj.

Formulari që duhet plotësuar online :

https://form.ahv-iv.ch/ahv/jsp/front.jsp?app=AHV-IV&form=318_759_vers_17-09-2020&lang=fr

PDF :https://www.ahv-iv.ch/Portals/0/Documents/Formulare/EO-MSE/318.758.vers.25-03-2020_F_web.pdf?ver=2020-03-25-120600-513

për t’u dërguar në adresën në vazhdim : apgcovid@avs22.vd.ch

Arka ku është afiliuar « Chèques-emploi » (çeqe-pune) është « Caisse cantonale vaudoise » (Arka rajonale e Vaud) e shpërblimeve  AVS (22) dhe Nr i afilimit është: 1500 799-60.

 

Çfarë të bëj nëse punëdhënësi/sja im/e është në karantinë ?

Punëdhënësi/sja nuk mund të përfitojë nga shërbimi i punëtorit/res së tij/saj për shkak të izolimit të dekretuar. Ai/Ajo i paguan rrogën punëtorit/res së tij/saj njësoj sikur të kishte ardhur në punë normalisht.

Çfarë të bëj nëse punëdhënësi/sja im/e kthehet nga një qëndrim jashtë shtetit dhe është futur në karantinë?

Punëdhënësi/sja nuk mund të përfitojë nga shërbimi i punëtorit/res së tij/saj për shkak të izolimit të dekretuar. Ai/Ajo i paguan rrogën punëtorit/res së tij/saj njësoj sikur të kishte ardhur në punë normalisht.

Këshilli federal ka vendosur që, që prej datës 6 korrik 2020, çdo person që hyn në Zvicër duke ardhur nga një shtet ose zonë që paraqet një rrezik të lartë infektimi, duhet të futet në karantinë për gjatë 10 ditësh.

Lista e shteteve dhe krahinave në fjalë, përditësohet rregullisht nga Zyra federale e shëndetit publik në lidhjen internet të mëposhtme:

https://www.bag.admin.ch/bag/fr/home/krankheiten/ausbrueche-epidemien-pandemien/aktuelle-ausbrueche-epidemien/novel-cov/empfehlungen-fuer-reisende/quarantaene-einreisende.html#-202677888

Çfarë të bëj nëse punëdhënësi/sja im/e është i/e sëmurë ose është një person i/e rrezikuar ?

Në rast sëmundje, punëdhënësi/sja është i/e izoluar dhe nuk mund të presë punëtorin/ren et tij/saj në banesën e tij/saj.

Punëdhënësi/sja duhet të vazhdojë të paguajë punëtorin/ren e tij/saj njësoj sikur ai/ajo të vinte të punonte normalisht.

Nëse punëdhënësi/sja është një person delikat i rrezikuar dhe që ai/ajo nuk pranon të presë punëtorin/ren e tij/saj sepse nuk mund t’i garantojë aplikimin e rekomandimeve shëndetësore, ai/ajo i paguan rrogën e parashikuar njësoj sikur punëtori/rja të kishte ardhur në punë.

Çfarë të bej nëse unë jam një person i rrezikuar ?

Punëdhënësi/sja i lejon punëtorit/res së tij/saj delikat/e të rrezikuar të plotësojë detyrimet e tij/saj profesionale që nga vendbanimi i tij/saj.

Në rast se kjo është e pamundur,  punëdhënësi/sja i jep atij/asaj punë zëvendësuese ekuivalente me ato punë që ai/ajo mund të kryejë që nga vendbanimi i tij/saj. Nëse prania e punëtorit/res delikat/e është e domosdoshme, ky/kjo i/e fundit mund të ushtrojnë aktivitetin e tij/saj të zakonshëm ose një aktivitet zëvendësues në vend, por në këtë rast, duhen plotësuar kushtet e mëposhtme:

a. çdo kontakt i ngushtë me personat e tjerë përjashtohet dhe distanca minimale prej 1m50 të paktën duhet respektuar sistematikisht.

b. në rastet kur kontakti i ngushtë është ndonjëherë i pashmangshëm, merren masa mbrojtjeje të përshtatshme, sipas parimit STOP (zëvendësim, masa teknike, masa organizative, pajisje mbrojtjeje individuale). Punëtori/rja në fjalë mund të refuzojë të kryejë një punë që i është dhënë nëse punëdhënësi/sja nuk plotëson këto kushte.

Nëse nuk është e mundur të punësojë punëtorët/ret në fjalë konform parimeve të sipërcituar, punëdhënësi/sja i lejon të mos punojnë dhe vazhdon t’u paguajë rrogën e tyre.

Çfarë të bëj nëse punëdhënësi/sja im/e nuk do që unë të shkoj të punoj ?

Punëdhënësi/sja duhet të vazhdojë të paguajë punëtorin/ren njësoj sikur ai/ajo të vinte të punonte normalisht dhe nuk mund t’i kërkojë të marrë pushimet ose të kompensojë orët më vonë.

Çfarë të bëj nëse unë nuk shkoj të punoj ?

Punëtori/rja nuk ka të drejtë rroge sepse është zgjedhja e tij/saj të heqë dorë nga puna, përveç se në rastin kur punëdhënësi/sja nuk respekton udhëzimet e higjienës që janë caktuar për të mbrojtur personelin e tij/saj dhe nuk merr masat e nevojshme të mbrojtes.

A mund të kërkojë punëdhënësi/sja im/e papunësinë e pjesshme « RHT »?

Aktualisht jo. Në konferencën e tij për shtyp të datës 8 prill 2020, Këshilli federal ka lajmëruar se punëdhënësit/set e personelit të shtëpisë nuk kanë të drejtë të kërkojnë papunësinë e pjesshme. Ai gjykoi se një kërkesë « RHT » për këtë kategori punëtorësh është shumë komplekse :

https://www.youtube.com/watch?v=-jBFooTl-K0&list=PLEnHzNShzOwbxmvpk7ajVhE3m1mO6h6p9&index=8&t=0s (minutat 27’ deri 30’)

Kur mund të kërkohet raporti mjekësor ?

Duke parë mbingrakesën e sistemit shëndetësor, detyrimi i dorëzimit të raportit mjekësor duhet zbutur (pas 5 ditëve në vend të 3 ditëve të zakonshme), por kujdes, në rast sëmundje me kohë të gjatë, është data e fillimit të pamundësisë së punës që duhet të figurojë në raportin mjekësor dhe që do të merret për bazë për kërkesën e shpërblimeve të sigurimeve mjekësore për humbjen e të ardhurave nga sëmundja « PGM » (HAS).

Vetëm raportet mjekësore që vërtetojnë një pamundësi pune hapin të drejtën e dëmshpërblimeve ditore të sigurimeve mjekësore për humbjen e të ardhurave nga sëmundja duke filluar nga dita e 31-të.

Çfarë është një vërtetim mjekësor ?

Vërtetimet mjekësore që informojnë se punëtori/rja është një person delikat, nuk hapin asnjë të drejtë për dëmshpërblimet ditore të sigurimeve mjekësore për humbjen e të ardhurave. Punëdhënësi/sja paguajnë rrogën sipas numrit këtu më lart “çfarë të bëj nëse punëtori/rja im/e është një person i rrezikuar ?”.

Drejt lidhjeve të tjera internet:
Informacione KOVID-19 Vaud : https://www.vd.ch/toutes-les-actualites/hotline-et-informations-sur-le-coronavirus/

Inspektime të punës :
Lausanne :  https://www.lausanne.ch/vie-pratique/travail/protection-des-travailleurs.html
Vaud: https://www.vd.ch/toutes-les-autorites/departements/departement-de-leconomie-de-linnovation-et-du-sport-deis/service-de-lemploi-sde/#c2064530

Kujtesë : informacionet e dhëna këtu më lart mund të ndryshojnë shumë shpejt në funksion të situatës. Ne ju këshillojmë pra të rrini të informuar me anë të faqeve internet të krahinës së Vaud www.vd.ch dhe të Konfederatës https://www.admin.ch. Përgjegjësia e  EPER-Chèques-emploi (EPER çeqe-pune), nuk është e angazhuar në asnjë rast në informacionet e dhëna më sipër, dhe kjo, në bazë të nenit 3 të Kushteve të përgjithshme.